Përgjigjja e Astrit Haraqisë kur pyetet se pse e quajnë sekser

06.11.2017 11:57
Përgjigjja e Astrit Haraqisë kur pyetet se pse e quajnë sekser

Astrit Harqija, ndër emrat më të përfolur në vend në rolin e sekserit në bindjen e deputetëve t caktuar për themelimin e institucioneve të vendit.

Megjithatë, kur pyetet se pse e quajnë sekser, ai e ka një përgjigje interesante. Gjatë një interviste në Kosovë Show, Haraqija ka thënë se kur je në politikë nuk të duan të gjithë.

“Tash unë nuk mundem m’i ndal kërkan se qysh mendon dhe për çfarë epiteti, se kur je në politikë nuk do me thanë që krejt të dojnë. Edhe shyqyr që nuk të dojnë krejt, por me të repsktu një shumicë më e madhe”, ka thënë ai.

Por, siç duket, përvoja e tij e ka zanafillën qysh pas luftës në Kosovë. Ai thotë se ka qenë me fat që ishte pjesë e tryezave ku u vendos për fatin e Kosovës.

Madje thotë se mjafton që i ka dëgjuar bisedat, edhe pse nuk ka qenë njeri që vendos për fatin e vendit.

“Por unë kam pasur fat që prej vitit 2000 kur kanë qenë zgjedhjet e para, ose në vitin 2001 kur kanë qenë zgjedhjet e para lokale, unë kam qenë në tavolinë ku u vendosë për fatin e Kosovës. Nashta nuk kam vendos unë, por e kam ni muhabetin”, ka thënë ndër tjera ai.

Sipas tij, pothuajse të gjithë njerëzit e politikës i njeh dhe me disa prej tyre ka edhe raporte personale. Ai thotë se në politikë nuk duhet të mbahet inat, duke e akuzuar partinë e tij, LDK-në se në vitin 2014 mbajti vendin për gjashtë muaj të bllokuar dhe në fund sërish bëri koalicion me PDK-në./Insajderi.com