Përgjigja e Vetëvendosjes për Mustafën rreth 72 lëndëve në prokurori

16.08.2017 20:58
Përgjigja e Vetëvendosjes për Mustafën rreth 72 lëndëve në prokurori

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioriteti i këtij subjekti politik, ajo ka shtuar se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë pavarësisht se kush janë përgjegjësit.

“Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prishtinë ka deponuar në prokurori mbi 70 dosje që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës. Ne presim që secila prej tyre të hetohet dhe gjykohet madje presim një angazhim të prokurorisë në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është një prej punëve më të mira që ka bërë është ndalja dhe luftimi i korrupsionit, andaj njëjtë do të veprohet edhe për qeverisjen qendrore.

“Një prej punëve më të mira në Komunën e Prishtinës është edhe ndalja dhe luftimi i korrupsionit. Njësoj do të veprojmë edhe në qeverisjen qendrore. Ndalja dhe luftimi i korrupsionit është prioritet i yni. Pavarësisht se kush janë, duhet të japin përgjegjësi penale për dëmet që i kanë shkaktuar vendit”, tha ajo përcjell Gazeta Blic.

Në anën tjetër, ditë më parë Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vënë disa ‘kushte’ për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen. Mustafa ka folur për dosjet që Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurori për kohën sa ai ka qenë në krye të komunës së Prishtinës.

“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë”, ishte shprehur Mustafa pas mbledhjes se mbrëmshme të LDK-së