Përgjigja e Thaçit kur pyetet a është më i famshëm ai apo Era Istrefi

Përgjigja e Thaçit kur pyetet a është më i famshëm ai apo Era Istrefi

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale këngëtaren Era Istrefi për promovim të vendit.

Gjatë konferencës presidenti është pyetur se a është më i famshëm ai apo Era Istrefi.

“Era është më e madhe. Era, Dua, Ora, janë më të mëdha se të gjithë ne. Zëri i tyre global është i njohur. Jemi ni shumë krenar atë ditë kur e gjithë bota e ka shiku prezantimin e Erës. Natyrisht që çdokush në botë do të ishte xheloz me popullaritetin e Erës, unë nuk jam xheloz por vetëm i dëshiroj suksese Erës. Është një mrekulli çka po i ndodh Kosovës me imazhin e tyre”, ka thënë ai.