Përgjigja e Pacollit: Sa i vogël je Ivica Daçiq

Përgjigja e Pacollit: Sa i vogël je Ivica Daçiq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i është përgjigjur ashpër ministrit serb, Ivica Daçiq dhe e quan si person të vogël.

“Deklarata e Daçiqit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes qê ai përfaqëson – Destruktivitet, shkatërrim, rrënim.Pra kjo është ajo që përfaqëson Daçiq. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm”, ka shkruar ai.

Pacolli më tutje paralajmërimet e Daçiqit për tërhqjen e njohjeve i ka quajtur përpjekje Don Kishoteske.

“Ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Daçiqit dhe politikes se Serbisë. E sa i përket paralajmërimeve të Daçiqit për tërheqjen e njohjeve ato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske. Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës. Sa i vogël je Ivica Daçiq… Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Pacolli./Insajderi.com