Përgjigja e Molliqajt kur pyetet nëse është “ndjerë më mirë në VV apo në PSD?”

Përgjigja e Molliqajt kur pyetet nëse është “ndjerë më mirë në VV apo në PSD?”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është pyetur se ku është duke u ndjerë më mirë në partinë të cilën e la muaj më parë apo në partinë në të cilën u riformuar javë më parë.

Në emisionin “Pressing”, në T7 Molliqaj ka thënë se nuk ka bërë politik në bazë të ndjenjave.

“Nuk e kam bërë angazhimin politik në të kaluarën në bazë të ndjenjës, rahatisë”, është shprehur ai.

Molliqaj është larguar së bashku me disa aktivistë të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast kanë kaluar në partinë Socialdemokrate, ku kryetar i saj është zgjedhur Shpend Ahmeti.