Përgatitjet për Kurban Bajram, çmimet arrijnë deri në 250 euro

Përgatitjet për Kurban Bajram, çmimet arrijnë deri në 250 euro

Besimtarët e fesë islame po i bëjnë përgatitjet e fundit për të festuar Kurban Bajramin. Shumë kurbane u shitën sot, ndërkaq bakllavaja mbetet ëmbëlsia më e popullarizuar në Festën e Bajramit.

Një ditë para festës së Kurban Bajramit, shumë kurbane u shitën për t`u shpërndarë nëpër familjet që besojnë në islam dhe festojnë Kurban Bajramin.

Çmimi më i ulët për një kurban është 120 euro deri ne 250.

Përveç kurbaneve në këtë treg të Prishtinës mund të blesh edhe pula. Mënyra se si shiteshin ato është jashtë çdo niveli të higjienës.

Në mesin e kasapëve publik në këtë treg kishte edhe fëmijë…. megjithëse e dinë që ky veprim është I ndalur ata vazhdonin të kryenin detyrën e kasapit.

Ndërkohë Inspektorati komunal bashkë me policinë erdhën për t`i ndaluar këto veprime. Shumë prej tyre u dënuan me gjoba.

Banorët rreth tregut të kafshëve në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet apelojnë tek organet lokale që ky treg të largohet nga ky vend.

Pas disa orësh të inspektimit policia në bashkëpunim me Inspeksionin arritën që tregtarët ti detyrojnë t`i largojnë mbetjet duke i izoluar ato.

Në anën tjetër punë dhe angazhim të madh për festën e kurban bajramit kishin edhe pastiqeritë e Prishtinës. Bakllavaja mbetet ëmbëlsia më e popullarizuar në festën e bajramit nuk mungojnë as ëmbëlsirat e tjera./RTK