Përfundon takimi mes Thaçit dhe Vuçiqit

31.08.2017 11:26
Përfundon takimi mes Thaçit dhe Vuçiqit

Tashmë ka përfunduar takimi në mes presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Pas më shumë se një orë takimi në fjalë tashmë është përfunduar, transmeton EO.

Ndryshe Komisioni Evropian ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me një fokus në përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, për të cilën u dakorduan dy presidentët në korrik.