Përfundon takimi i liderëve politikë me Hahn e Lunaçek

Ka përfunduar takimi i Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, me liderët e partive politike.

Përfundon takimi i liderëve politikë me Hahn e Lunaçek

Pas përfundimit të takimit, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Kadri Veseli i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së nuk janë prononcuar për media.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për Klan Kosova, se ka pasur shumë mospajtime në mes opozitës dhe pozitës gjatë këtij diskutimeve.

Në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se në takimin me Johannes Hahn dhe Ulrike Lunaçek ka folur edhe për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, por tha se nuk ka marrë ndonjë qëndrim nga ai për këtë rast përveç shprehjes së ngushëllimeve.

Ai tha se Vetëvendosje i ka bërë të ditura sërish qëndrimet se janë kundër demarkacionit në formën aktuale me Malin e Zi.

Ramush Haradinaj ka thënë poashtu se është përmendur dhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme. /Insajderi.com