Përfundon sezoni për Gareth Bale

Përfundon sezoni për Gareth Bale

Gareth Bale mund të mungojë në gjithë pjesën e mbetur të vitit 2017 pasi ka pësuar një tërheqje në aduktorët e kofshës së majtë, gjatë stërvitjes së fundit. Uellsiani nuk ka luajtur që nga fitorja 3-1 kundër Borussia Dortmund, në fund të shatorit. Bale pësoi një tërheqje tjetër gjatë asaj ndeshje dhe mungoi në dy eliminatoret e fundit të Uellsit për Kupën e Botës 2018.

28-vjeçari e mbylli riaftësimin dhe u kthye në stërvitje me Real Madrid, por ndjeu një shqetësim gjatë seancës së fundit. Kontrollet mjekësore treguan se sulmuesi ka një ruputë në auktorin e tretë në qendër të muskulit të gjatë.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të kthehet, por ekzistojnë të gjitha gjasat se viti 2017 është mbyllur para kohe për Bale. Që kur Bale u ble nga Real Madrid për 100 milionë euro, ai ka luajtur vetëm 158 ndeshje si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme