Skënderbeu ka mbyllur me disavantazh pjesën e parë në Beograd ndaj Partizanit.
Përkundër që pati topin më tepër në këmbët e veta, Skënderbeu nuk arriti të gjejë rrugën e golit përkundër që rrezikoi përmes Jamesit e Jashanicës, transmeton Koha.net.
Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Zoran Tosiq nga gjuajtja e lirë kur po zhvillohej minuta e 39.