Përfundon numërimi i votave – AAK prin në Istog

Ka përfunduar numërimi i rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në rivotim, në zgjedhjet lokale në Komunën e Istogut.

Përfundon numërimi i votave – AAK prin në Istog

Kandidati i Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Istogut, Gani Dreshaj prin pas numërimit të rezultateve preliminare nga KQZ.

Dreshaj ka arritur të fitojë 50.1 për qind të votave ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili ka arritur të fitojë 49.9 për qind të votave.

Haki Rugova ka shërbyer si kryetar i Istogut për tetë vite, teksa synon të fitojë edhe një mandat të tretë, raporton Insajderi.

Komuna e Istogut shkoi në rivotim pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e cilësoi si jo të rregullt procesin e raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë, që u mbajt më 19 nëntor. /Insajderi.com