Përfundon numërimi në një komunë ku PDK nuk i mori as 200 vota

Përfundon numërimi në një komunë ku PDK nuk i mori as 200 vota

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Komunën e Junikut, teksa krahas fitores së pritur të AAK-së, ka dëshpëruar kandidati i PDK-së në këtë komunë.

Me vetëm 165 vota të fituara, Fatos Shala, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka përfudnuar i fundit nga katër kandidatë që garuan në këtë komunë.

Pa balotazh fitoi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me Agron Kuçin që do të udhëheq me komunën për së paku katër vjet.

E dyta në këtë komunë doli LDK-ja, ndërsa e treta Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com