Kosova i nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës

Kosova i nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Polonia me rezultat 30-19, në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese të Kupës së Botës.

Në ndeshjen që u zhvillua sot në Portugali, përfaqësuesja kosovare zhvilloi ndeshje të mirë por u mposht në pjesën e dytë të takimit, raporton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të ngushtë, 13-12 në të mirë të Polonisë.

Përveç Polonisë, Kosova ndodhet në grup edhe me Portugalinë dhe Qipron. Vetëm një nga katër përfaqësueset e grupit do të kualifikohet në fazën parakualifikuese të Kupës së Botës. /Insajderi.com