Përfundojnë ditët me diell, nga e hëna kthehet i ftohti

Përfundojnë ditët me diell, nga e hëna kthehet i ftohti

Mot i butë dhe kryesisht me diell do të mbajë gjatë fundjavës, mirëpo gjatë javës së ardhshme kthehet i ftohti.

Në fundjavë, të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e gjatë ditës së diel, mot kryesisht me vranësira. Në mbrëmje vonë priten edhe reshje të dobëta shiu.

Sipas tendencave të fundit, në fillim të javës një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore, do të sjellë kushte për mot të ftohtë, kohëpaskohe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave gjatë ditës dhe në mbrëmje do të shndërrohen në borë.
Temperaturat maksimale në ditët e ardhshme do të rriten mbi vlera mesatare duke u sillur nga 10C deri në 12C, e ato minimale -1C deri 1C, ndërsa në fillim të javës maksimalet parashihet të zbresin në 5C.

Era do të fryejë lehtë, kryesisht nga jugu-juglindja 1-5m/s.