Përfitimet e uthullës së mollës

Përfitimet e uthullës së mollës

Uthulla e mollës është një aleat i çmuar për ata që duan të pastrojnë shtëpinë pa detersivë dhe produkte të ndryshme kimike, ndihmon shëndetin tonë duke ulur kolesterolin, dhe sheqernat e shtuara në gjak, por edhe një mik i bukurisë për ata që duan të kujdes për lëkurën dhe flokët në mënyrë natyrale.

Për më tepër është një ndihmë e vlefshme për të kuruar aknet dhe infeksionet e vogla të lëkurës, duke na thënë flokë të shndritshëm.

Fjala e urtë thotë një mollë në ditë mban mjekun larg. Ajo përmban kalcium, fosfor, magnez, kalium, dhe vitamina, në veçanti A dhe C dhe ka një fuqi të madhe detoksifikuese.

Të njëjtat substanca që ndodhen tek fruti janë dhe tek uthulla e mollës, sidomos tek ai natyrali dhe bio.

I përzier me ujë mund të përdoret si tonik, apo për të bërë të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm flokun tonë, sidomos kur kemi flokë të yndyrshëm.

Për lëkurën

Përzieni uthullën e mollës me ujë të vakët, shtoni pak çaj jeshil dhe aloe vera. Kjo përbërje mund të aplikohet direkt në lëkurë, me pambuk, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ka puçrra apo papastërti, lërini për 15 minuta në zonën që dëshironi dhe më pas shpëlajeni. Falë vetive antibakteriale dhe antivirale, uthulla e mollës është një antiakne natyrale

Për flokët

Përzieni dy lugë uthull molle biologjike në një tas me ujë, 250 ml. Këtë aplikojeni në flokë pasi keni larë kokën me shampo, duke e masazhuar në flokë dhe në skalp me delikatesë. Mbajeni për pak minuta dhe pastaj shpëlajeni bollshëm. Uthulla e mollës mund të ketë një erë intensive që i reziston shpëlarjes, por që ikën shpejt kur thahen flokët. Për më tepër stimulon dhe rritjen e flokëve, lufton zbokthin, balancon pehashin dhe ka një efekt shkëlqyes të flokut.