Përfitimet e Joshuas dhe Klitschkos nga meçi mes tyre

Përfitimet e Joshuas dhe Klitschkos nga meçi mes tyre

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko janë emrat më të përfolur ditëve të fundit në sport.

Kjo për faktin se dueli i tyre që po konsiderohet edhe dueli i shekullit është afruar.

Një 26 vjeçar, që gjithsejtë ka 18 fitore në karrierën e tij, do të sfidojë para 90 mijë tifozëve boksierin ukrainas Wladimir Klitschko, që ka 21 vite karrierë, më shumë se sa kundërshtari fitore.

Pos krenarisë që pritet të marrë fituesi i meçit, i cili po cilësohet si meçi i shekullit, të dy boksierët do të fitojnë edhe shumë të mëdha parash.

Të dy boksierët nga ky meç, do të përfitojnë nga 15 milionë funte, ndërsa të ardhurat nga ky meç mund të rigjenerohen deri në 50 milionë funte, duke e bërë këtë luftën më të pasur në historinë e Britanisë së Madhe./Insajderi.com