Përfaqësuesja e Kosovës fton Fidan Alitin

Përfaqësuesja e Kosovës është përforcuar me mbrojtësin me origjinë nga Presheva, Fidan Aliti i cili luan në kampionatin kroat tek Slaven Belupo.

Përfaqësuesja e Kosovës fton Fidan Alitin

Aliti më parë është aktivizuar në kampionatin zviceran me skuadrën e madhe Luzern, ndërsa ai ka luajtur edhe për Sheriff Tiraspol.

Në një prononcim për Telegrafin, ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë tregon për ftesën e Kosovës.

“Edhe zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t’i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtur”, shprehet fillimisht Aliti.

“Ky vendim i marrë nga unë nuk është kundër Shqipërisë që kam luajtur atë, por është për ta ndihmuar Kosovën. Kemi biseduar edhe me FSHF dhe jemi akorduar që unë të jem pjesë e Kosovës”, deklaroi mbrojtësi i cili ka zhvilluar dy ndeshje për Kombëtaren shqiptare.

Kësisoj Aliti është në pritje për t’iu bërë pasaporta e Kosovës, pasi ai posedon vetëm të Shqipërisë dhe të Zvicrës.

“Jam në pritje të pasaportës së Kosovës, shpresojë që të më bëhet sa më shpejtë dhe të mund ta jap kontributin tim për Përfaqësuesen kosova