Pas hedhjes së shortit për kampionatin botëror 2019 për femra, që do të mbahet në Francë, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femra" />

Përfaqësuesja e femrave në Alanya Cup

Përfaqësuesja e femrave në Alanya Cup

Pas hedhjes së shortit për kampionatin botëror 2019 për femra, që do të mbahet në Francë, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet.

Për një përgatitje sa më të mirë përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka arritur që të sigurojë pjesëmarrjen e femrave në garën Alanya Cup.

fff-1

Kjo kupë do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 8 mars në Alanya e ku do të marrin pjesë veç Kosovës edhe Kombëtarja e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë.

Kjo garë është domethënëse për Përfaqësuesen e Kosovës para garave para kualifikuese, të cilat mbahen nga 6-11 prill në Shqipëri, ku Kosova është në grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën./Insajderi.com