Perez takohet me Mbappe

Perez takohet me Mbappe

Sipas Telefoot, Mbappe dhe përfaqësuesit e tij janë takuar me Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, pas miqësores së Francës ndaj Anglisë. Takimi është mbajtur në Paris.

Në fillim është përfolur për një takim midis sulmuesit francez dhe trajnerit të Real Zinedine Zidane, por mediet franceze e kanë mohuar tashmë këtë lajm duke e quajtur të rremë, shkruan telesport.al.

Real Madrid është gati të heqë dorë nga Gareth Bale për shërbimet e 18-vjeçarit. Por konkurrenca për Mbappe është e madhe, teksa PSG thuhet të ketë tejkaluar ofertat e bëra duke ofruar më tepër se 130 milionë euro.