Perëndimi i kërkon Ukrainës të zbatojë reformat

Perëndimi i kërkon Ukrainës të zbatojë reformat

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës i kanë bërë thirrje Ukrainës që të kapërcejë trazirat politike dhe të ecë përpara me reformat e nevojshme për ringjalljen e ekonomisë.

Ministrat Frank-Walter Steinmeier dhe Jean-Marc Ayrault kanë thënë po ashtu se Marrëveshja e Minsukut për Paqe në lindje të Ukrainës nuk ka alternativë.

“Duhet të shohim gatishmërinë e Rusisë për të zbatuar Marrëveshjen e Minskut, por edhe të Ukrainës”, ka thënë Steinmeier.

Ukraina nuk ka miratuar ende masat që u japin autonomi më të madhe rajoneve lindore, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

Kievi thotë se Rusia shkel marrëveshjen duke dërguar trupa dhe armë për separatistët.

Konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë ka vrarë mbi 9,000 veta prejse ka nisur në prill të vitit 2014.

Një armëpushim i brishtë ka hyrë në fuqi në muajin shtator./REL