Përdoruesit e Instagram mund të shtojnë miq gjatë transmetimeve live

Përdoruesit e Instagram mund të shtojnë miq gjatë transmetimeve live

Duke filluar nga dita e sotme Instagram do të lejojë një grup personash të ftojnë përdorues të tjerë të bëhen pjesë e një transmetimi live.

Përdoruesit mund të shtojnë një tjetër person në një transmetim live duke klikuar një ikonë në cepin e djathë poshtë gjatë një transmetimi live.

Ashtu si me çdo video transmetim tjetër, ndjekësit mund të komentojnë dhe të shohin transmetimin. Sipas postimit në blog të Instagram përdoruesit mund të heqin dhe të shtojnë persona të tjerë në çdo moment, shkruan PcWorld.

Pas përfundimit të transmetimit live, videoja mund të ruhet në formën e një historie por edhe të fshihet.

Diçka e tillë ende nuk është e mundur në aplikacionet e tjera popullore si Youtube dhe Snapchat. Videot live me të ftuar gjatë transmetimit do të jenë të disponueshme në muajt në vijim tha Instagram.