Përdoruesit e Airpod ankohen për probleme të baterisë

Përdoruesit e Airpod ankohen për probleme të baterisë

Mesa duket problemet e fundit të Apple të lidhura me baterine nuk kufizohen tek MacBook.

Raportohet se në rastin e Airpod përdoruesit kanë patur probleme me mbushësin  i cili ngjanë si kasë telefoni i cili vet ka një bateri të veten.

Në këtë mënyrë kur ju i vendosni Airpods në atë kasë ato mbushen.

Apple pretendon se bateria në mbushës mundëson 24 orë bateri , por shumë përdorues janë ankuar se bateria bie në 40% edhe kur AirPods janë mbushur full dhe aktiviteti i Bluetooth është minimal, shkruan Techsot.

Pas një shqyrtimi të detajizuar të problemit Apple lajmëroi se problemi kishte përfshirë vetëm disa njësi të caktuara dhe se nuk ishte problem i vet Pajisjes.