Përditësimi i fundit i Gmail

Përditësimi i fundit i Gmail

Përdoruesit e Gmail shumë shpejt do të bëjnë më shumë se dërgim emailesh falë një përditësimi të madh që do të ndodhë këto ditë.

Këtë të shtunë Google ka bërë të ditur edhe përditësimin e rëndësishëm që i jep mundësi përdoruesve të kontrollojnë mënyrat se si t’i shohin videot.

Ky përditësim lejon që videot që i bashkëngjiten një emaili, të shfaqen drejt për drejtë në brouserin tuaj.  Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për të shkarkuar asnjë video bashkangjitur në pajisjen tuaj para se të fillojë të transmetohet, duke ju ruajtur shumë kohë të vlefshme dhe hapësirë në hard disk.

Google thotë se kjo e re përdor të njëjtën infrastrukturë të përdorur nga YouTube apo aplikacione të tjera transmetimi për tu siguruar se videot e tyre shkojnë shpejt dhe me cilësi të lartë.

Ky përditësim është lajmi i dytë i mirë për përdoruesit e Gmail në javët e fundit. më herët këtë muaj, kompania bëri të ditur se ka rritur kapacitetin e bashkangjitjes së materialeve një emaili, deri në 50 MB. Kjo do të thotë më shumë foto, dosje apo shkarkime të tjera nga emaili.