Përdedaj shënon në Gjermani – imiton çuditshëm Grizemannin

Përdedaj shënon në Gjermani – imiton çuditshëm Grizemannin

Fanol Përdedaj, anëtari i kohëpaskohshëm i kombëtares së Kosovës në futboll ka shënuar për ekipin e tij Saarburcken në takimin e zhvilluar këtë fundjavë në kuadër të garave të Ligës Rajonale në Gjermani.

Përdedaj e përfundoi shumë mirë një aksion të ekipit të tij duke shënuar me kokë, por mbase edhe më
interesant se shënimi ishte mënyra e tij e festimit, duke imituar futbollistin e Atletico Madridit dhe kombëtares së Francës Antoine Griezmann.

Shikoni pamjet, që i ka publikuar Insporti.