Perdedaj largohet nga Munich 1860

Perdedaj largohet nga Munich 1860

Futbollisti kosovar Fanol Perdedaj ka marrë vendim të largohet nga skuadra e Munich 1860.

Siç raporton mediumi lokal bavarez Abendzeitung Munchen, mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të largohet në janar nga skuadra e kategorisë së tretë gjermane.

Këtë vendim, Perdedaj e ka marrë që të hap mundësinë e grumbullimit në të ardhmen tek përfaqësuesja e Kosovës.

Klubi i Munchen 1860 i kishte dhënë afat futbollistit kosovar deri të enjten e kaluar, për të marrë vendim nëse dëshiron të qëndrojë në klub apo të largohet.

Ai nuk paraqitet prej kohësh tek skuadra e Munich 1860. /Insajderi.com