Përballjet e balotazhit që do mbahen më 19 nëntor

Përballjet e balotazhit që do mbahen më 19 nëntor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se raundi i dytë pritet të mbahet 4 javë pas raundit të parë, më 19 nëntor.

Sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune mbahet nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind, plus një votë, të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.

Zgjedhjet komunale të 2017-ës kanë rezultuar me balotazh në shumicën e komunave të Kosovës.

Duke u bazuar në rezultatet e përpunuara deri tani nga Demokracia në Veprim komunat si më poshtë do të jenë në balotazh.

Rezultatet preliminare të DnV:

Gjakovë – AAK (Ardian Gjini) 40.27% dhe Alternativa (Mimoza Kusari) 31.31%

Gjilan – LDK (Lutfi Haziri) 43% dhe VV (Sami Kurteshi) 27.39%

Dragash – LDK (Selim Kryeziu) 36.17% dhe PDK (Shaban Shabani) 33.05%

Istog – LDK (Haki Rugova) 43.15% dhe AAK (Gani Dreshaj) 36.68%

Kaçanik – PDK (Besim Ilazi) 38.48% dhe VV (Basri Kodra) 20.9%

Klinë – PDK (Sokol Bashota) 36.42% dhe AAK (Zenun Elezaj) 25.9%

Kamenicë – VV (Qendron Kastrati) 34.23% dhe LDK (Shaip Surdulli) 29%

Mitrovicë – PDK (Valdete Idrizi) 29.72% dhe AKR (Agim Bahtiri) 26.67%

Obiliq – AAK (Xhafer Gashi) 46.92% dhe LDK (Mehmet Krasniqi) 26.23%

Rahovec – AAK (Smajl Latifi) 34.42% dhe PDK (Idriz Vehapi) 29.02%

Podujevë – LDK (Agim Veliu) 49.19% dhe VV (Ajet Potera) 29.76%

Prishtinë – VV (Shpend Ahmeti) 44.27% dhe LDK (Arban Abrashi) 35.7%

Prizreni – PDK (Shaqir Totaj) 29.49% dhe VV (Mytaher Haskuka) 22.53%

Shtime – PDK (Naim Ismajli) 36.18% dhe Kandidati i pavarur (Fatmir Rashiti) 26.6%

Suharekë – AAK (Bali Muharremaj) 39.43% dhe LDK (Sali Asllanaj) 33.67%

Ferizaj – PDK (Agim Aliu) 39.65% dhe LDK (Muharrem Svarqa) 31.03%

Vushtrri – PDK (Ferit Idrizi) 32.14% dhe VV (Besim Muzaqi) 27.7%

Malishevë – Nisma (Ragip Begaj) 39.97% dhe PDK (Mursel Gashi) 27.72%