Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë

Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë

Për të pestën herë me radhë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë.

Kështu thuhet në një raport që publikuar para medieve në Prishtinë, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Ky institut ka zhvilluar sondazh me qytetarët e Kosovës gjatë periudhës 15 nëntor 2016 deri me  15 shkurt 2017.

Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë, FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli  është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.

Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë, citon KP.

“Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të  FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.