Për herë të parë në histori, princi ua zbret pagat arabëve

Për herë të parë në histori, princi ua zbret pagat arabëve

Arabia Saudite ka vendosur të reduktojë pagat e nëpunësve civilë për herë të parë në histori. Shteti kishte bërë këtë lëvizje për të frenuar shpenzimet publike në një kohë kur çmimet e naftës janë të ulëta.

Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila udhëhiqet nga Princi, Mohammed Bin Salman, ka miratuar një dekret sipas të cilit rrogat e ministrave do të jenë më të vogla për 20 për qind, transmeton lajmi.net.

Nëpunësit civilë të cilët janë më të ulët në hierarki do të pezullohen nga rritja e pagave, si dhe pagesa e punës jashtë orarit dhe pushimit vjetor do të reduktohet.

Rreth një e treta e fuqisë punëtore në vend kanë qenë të punësuar në sektorin publik.

Shpenzimet për paga dhe përfitimet e tyre përbëjnë gati gjysmën e shpenzimeve qeveritare në vitin 2015, ose rreth 120 miliard dollarë, ndërsa gjithsej buxheti ishte 98,000,000,000 dollarë.

Salman paraqiti një plan për të përmirësuar ekonominë dhe për të shpëtuar nga çmimet e ulëta të naftës. Por duket se fusha të tjera të ekonomisë së këtij vendi thjesht nuk mund të përputhen me sektorin e naftës. /Insajderi.com