Për “Redrum” të Era Istrefit u shpenzuan 200 mijë euro

Për “Redrum” të Era Istrefit u shpenzuan 200 mijë euro

Një javë më parë Era Istrefi erdhi me projektin e saj më të ri “Redrum”, i cili tashmë shënon më shumë se gjashtë milionë klikime.

“Redrum”, një baladë me një tekst mjaft ‘të ashpër’ e solli këtë herë Erën më ndryshe se herët e tjera nga ç’ishim mësuar ta shohim.
Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në YouTube, të cilat duket se po e “shpaguajnë” shumën marramendëse që është shpenzuar për realizimin e këtij projekti.

Menaxheri i këngëtares Faton Shoshi, ka potencuar në një intervistë për një nga emisionet që transmetohet në RTV Dukagjini, se kostoja e projektit “Redrum” ka shkuar deri në afro 200 mijë euro.

Duke qenë se bashkëpunëtorët kanë qenë të tregut ndërkombëtar, atëherë edhe autorët që kanë punuar këngën janë paguar me çmim më të lartë.