Milot Rashica është futbollisti kosovar më i kërkuar në Evropë. Mesfushori i Vitesses është duke u vëzhguar me kujdes nga Napoli, por për të është në garë edhe Chelsea.
Siç shkruan sot uebfaqja e profilizuar për transferime, Calciomercato, Chelsea mund ta blejë futbollistin pasi ka lidhje të afërta me klubin holandez.
Por, nëse Chelsea nuk është i interesuar për të blerë Rashucën, vushtrriasi mund të përfundojë shumë lehtë tek Napoli. Klubi napolitan e sheh kosovarin si zëvendësues ideal për Jose Maria Callejon, raporton Insajderi.
Rashica ka shënuar katër gola dhe ka bërë 11 asistime për bashkëlojtarët këtë edicion me Vitessen.
Të dielën klubi holandez i Rashicës fitoi për herë të parë në histori Kupën e Holandës, trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin holandez. /Insajderi.com