Artikull i sponsorizuar

Për qytetarët e Komunës së Istogut, bashkëvendasit e mi

Për qytetarët e Komunës së Istogut, bashkëvendasit e mi

Me mirënjohje të thellë dhe me respekt të veçantë po ju drejtohem juve bashkëvendas të komunës së Istogut për t’ju falënderuar për bashkëpunimin, respektin dhe vullnetin e madh për të na takuar dhe për të dëgjuar rreth projekteve tona për zhvillimin e mirëfilltë të komunës tonë.

Unë vij nga fusha e biznesit, aty ku vendimet merren çdo sekondë, aty ku gabimet nuk falen, aty ku konkurrenca të lufton 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe vetëm më të mirët shkojnë përpara. Për të quar përpara një biznes duhet punuar shumë, duhet të merren vendime të mira dhe të vështira, por sot bizneset që kam themeluar unë janë të qëndrueshme, ato gjenerojnë profit dhe kanë rritje prej vitit në vit, rezultat ky i arritur me një angazhim shumëvjeçar, duke marrë vendime nga më të vështirat dhe duke sakrifikuar momente nga më të mirat.

Nga përvoja ime në biznes kam kuptuar se janë njerëzit e guximshëm që i qojnë gjërat përpara, janë momentet e duhura kur duhet gjërat të ndryshojnë dhe janë vendimet e vështira që merren nga njerëz me përvojë dhe në momente të duhura që e qojnë përpara një familje, një biznes, një komunë apo një komb.

Prandaj sot kur jemi në ditën e fundit të fushatës elektorale, kur jemi dy ditë para një vendimi të rëndësishëm që do të vendosë për fatin e komunës tonë, unë dua t’ju falënderojë të gjithë ju që patët durimin për të dëgjuar dhe shprehët vullnetin për të ndihmuar që komunën tonë ta qojmë përpara. Gjatë kësaj periudhe unë jam vërtetuar se nuk ka qytetarë më të mirë se banorët e Istogut, nuk ka banorë më të përgjegjshëm dhe me vullnet më të madh se ju bashkëvendas, dhe për këtë unë sot premtojë se do të punojë sot dhe çdo ditë tjetër pa asnjë interes personal duke investuar kapacitetin tim intelektual, përvojën time shumëvjeçare në biznes për të përmirësuar jetesën në komunën tonë pa marr parasysh rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Sot kur ju jeni para një prej vendimeve më të rëndësishëm për një periudhë 4 vjeçare, kur ju vendosni që të përkrahni kandidatin në të cilin besoni se do të punojë për të mirën tuaj, kur ju ngitni zërin tuaj për të punuar për ndryshime pozitive, unë dua t’ju them se besojë thellë se zëri i secilit prej nesh mund të ndryshojë gjërat për të mirën e familjes sonë, për të mirën e lagjes, për të mirën e fshatit, për të mirën e komunës, por edhe për të mirën e vendit dhe për këtë unë kërkojë nga ju që të besoni se zëri juaj ka peshë, zëri juaj mund të ndikojë në përmirësimin e gjërave dhe se një vendim i juaji sot do të ketë ndikim në jetën e familjes tuaj nesër.

Prandaj urojë që të dielën do të jeni zëri i ndryshimit pozitiv për komunën e Istogut, do të mendoni për të ardhmen tuaj, duke votuar për kandidatin që besoni se do të ju dëgjojë, do të kuptojë hallet tuaja dhe do të punojë për një jetë më të mirë për të gjithë banorët e komunës së Istogut.

Unë besojë se ndryshimet e mëdha burojnë nga vendime të vështira dhe ne duhet të dimë sot përgjigjet që fëmijët tanë mund të kërkojnë nga ne nesër, sepse ata na mbajnë përgjegjës për vendimet tona dhe për këtë arsye secili prej nesh duhet të merr vendimin më të mirë për fatin e familjes së tij që e nesërmja të jetë më e mirë për të gjithë ne.

Me shumë respekt për ju bashkëvendas.

I juaji, Arif Elshani

Kandidat për Kryetar të Istogut

Të Pavarurit e Istogut – TPI

Numër 60