Për një selfie – një grua shkakton dëme 200 mijë dollarëshe

Për një selfie – një grua shkakton dëme 200 mijë dollarëshe

Selfiet janë të rrezikshme. Ato vrasin më shumë njerëz në vit se sa që vrasin peshkaqenët. Kanë ndodhur gjashtë vdekje të lidhura me selfie vetëm në qershor të këtij viti.

Turma njerëzish kanë rënë nga shkëmbinj duke gjetur vdekjen në tentim të shkrepjes së një selfie perfekte, dhe tani, art me vlerë prej qindra mijëra dollarë është shkatërruar në dorë të një gruaje, shkruan Dazzed.

Një ekspozitë e artit në Los Angeles është shkatërruar pjesërisht më herët gjatë këtij muaji, kur një grua mendoi të bëjë një selfie pak si shumë afër një rreshti të bazamenteve delikate të cilat mbanin art nga artisti Simon Birch.

I tërë rreshti i artit u rrëzua porsi domino, si shihet edhe në këtë video, e cila ngjarje rezultoi me dëme prej 200 mijë dollarë.

Tri nga skulpturat e ekspozuara ishin “përgjithmonë të shkatërruara”.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua. /Insajderi.com

https://www.liveleak.com/view?i=4db_1499951926