Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara

Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara

Policia e Kosovës vetëm për gjatë periudhës një javore ka shqiptuar 332 gjoba për shkak të qarkullimit të mjeteve të paregjistruara.

Operacioni i Policisë së Kosovës i cili filloj që nga 5 prilli deri me 12 prill të këtij vitit është cilësuar i suksesshëm për faktin se 169 makina janë larguar nga trafiku rrugor dhe janë konfiskuar 47 palë targa për shkak të funksionit të tyre të paregjistruar.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën policia do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës, në një komunikatë për media gjithashtu ka njoftuar se falë sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik në krahasim me tre mujorin e vitit të kaluar, tre mujori i vitit 2017 janë shkaktuar 18 % më pak aksidente rrugore./Insajderi.com