Për kryetarin e VV-së, Kosova nuk luan sonte futboll

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka uruar vetëm kombëtaren e Shqipërisë e cila po avancon ndaj Maqedonisë. Kombëtaren e Kosovës në futboll se ka përmendur fare.

Për kryetarin e VV-së, Kosova nuk luan sonte futboll

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk e ka problem se çfarë rezultati do të nxjerrë Kosova në ndeshjen e parë të saj në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka uruar vetëm Shqipërinë.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, ka shkruar Ymeri.