Për kryeministrat që i harruan prapë patatet

Për kryeministrat që i harruan prapë patatet

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Shqipëri ku i prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama ka ngjallur reagimin e gazetarit të njohur dhe themeluesit të gazetës “Tema” që të shtroj si temë problemin e patateve të prodhuesve kosovar në tregun shqiptar.

Muaj më parë, prodhuesit e patates në Kosovë u përballen me një rritje të akcizës nga Shqipëria duke ngjallur reagime të ashpra në të dyja vendet.

Baze ka shkruar një editorial duke thënë se të dyja Qeveritë si në Kosovë por edhe në Shqipëri, “kanë 18 vjet që janë zotuar se do ta rregullojnë, se do të heqin barrierat doganore, se do të unifikojnë sistemin e mbledhjes së taksës doganore por në fakt nuk është bërë”.

“Rrushi i Kosovës kalbet nëpër rrugë dhe ke të vështirë ta sjellësh në Shqipëri, ashtu si shalqiri ynë kalbet në fushat e Myzeqesë dhe nuk është aq e lehtë ta qosh në Kosovë”, ka shkruar Baze.

“Tregu nuk diktohet me emocione patriotike e as me urdhra. Tregu diktohet me rregulla që e mundësojnë atë të jetë sukses. Dhe politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë dështuar ta bashkojnë tregun e Shqipërisë me atë të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ndaj dhe dita e sotme ishte e mbushur me qilima të kuq, flamuj kombëtar, himne, ish-presidentë, ish-kryeministra, President e kryeministra në detyrë, e deri në pinjoll të Monarkisë, për ta na kujtuar se të gjithë së bashku, as patatet e Rahovecit nuk i sjellin dot në Kukës. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për patatet”, ka përfunduar Baze në editorialin e botuar në Gazetën Tema./Insajderi.com