Për kanonizimin e Nënë Terezës, Hoxhaj kërkon njohje nga dy shtete

03.09.2016 16:40

24 orë pa ndodhë kanonizimi i Nënë Terezës, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga dy shtetet që janë sinonim i Nënë Terezës, India dhe Vatikani, ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Për kanonizimin e Nënë Terezës, Hoxhaj kërkon njohje nga dy shtete

Hoxhaj ka thënë se puna e Nënë Terezës nuk duhet të njihet vetëm me shenjtërimin e saj por edhe me njohje nga Vatikani dhe India.

“Nëna Terezë dha aq shumë për Vatikanin dhe Indinë. Puna e saj nuk duhet të njihet vetëm me shenjterimin por edhe me njohjen e shtetesisë së Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Twitter’, raporton Insajderi.

Nënë Tereza do të kanonizohet nesër ndërsa Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka vizituar edhe kishën Zoja Jonë në Letnicë ku ajo si e re kishte dëgjuar thirrjen nga Zoti për t’i shërbyer atij. /Insajderi.com