Për ju që ia mësyni bregdetit shqiptar, ky është parashikimi i motit

Për ju që ia mësyni bregdetit shqiptar, ky është parashikimi i motit

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave, lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 1-12 m/sek. Deti parashikohet i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 2-20 km, mjegullinë për shkak të reshjeve.

Temperaturat  në vendet malore parashikohen nga 13 deri në 14 gradë Celsius, në vendet e ulët 15 deri në 28 gradë, ndërsa në vendet bregdetare 17 deri në 27 gradë Celsius.