Për dyshimet e keqpërdorimit të avanceve reagon ministri Ismaili

Për dyshimet e keqpërdorimit të avanceve reagon ministri Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran ismaili ka reaguar në llogarinë e tij në facebook në lidhje me dyshimet për keqpërdorim te avanseve në këtë ministri.

Insajderi të premten ka raportuar se një rast për këto dyshime tashmë është denoncuar në Policinë e Kosovës. Dyshimet, edhe pse krejt fillestare, janë se mund të jenë keqpërdorur afro 300 mijë euro nga një rrjet njerëzish që nisin në Agjencia e Kosovës për Produkte Medicionale  (AKPPM) dhe përfundojnë të Ministria e Shëndetësisë.

Lexojeni të plotë reagimin e Ministrit Ismaili:

“Në përballjen tonë me problemet e shumta që ka Ministria e Shëndetësisë, së fundi jam njoftuar lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e avanseve gjatë viteve 2016-2017.

Është kërkuar dhe ka filluar auditimi i këtij procesi nga njësia e brendshme e auditimit e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe në bazë të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, është deponuar e gjithë lënda në këtë Agjenci.

Sot është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe presim reagim nga të gjitha organet relevante që abuzimet e mundshme të parasë publike të zbulohen sa më parë.

Po ashtu, janë suspenduar dhe janë vënë para komisioneve disiplinore edhe disa zyrtarë të dyshuar në lidhje me këto keqpërdorime.

Çdo euro e keqpërdorur do të kërkojmë që t’i kthehet buxhetit të shëndetësisë.

Si Ministër i Shëndetësisë, zotohem se nëpërmjet mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes rigoroze, të cilat tashmë i kemi filluar, do t’i luftojmë keqpërdorimet e parasë publike dhe shpërdorimet e pozitës zyrtare”.

Dyshime për keqpërdorime me avance në shëndetësi, nisin largimet nga puna