Për çfarë akuzohej Sami Lushtaku

Për çfarë akuzohej Sami Lushtaku

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku  është liruar nga paraburgimi pas ankesës e cila ka ardhur për heqjen e kësaj mase nga avokati i tij, Arianit Koci.

Informacionin për lirimin e ish-kryetarit të Drenasit e ka konfirmuar, Arianit Koci i cili shtoi se vendimi ka ardhur nga Gjykata Supreme.

Ai së bashku me Sylejman Selimin dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, po akuzoheshin për krimet lufte, shkruan lajmi.net.

Lushtaku ishte akuzuar për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë për të cilën ai ishte dënuar me 12 vite burgim në vitin 2015.

Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike.

Vendim të cilin e kishin kundërshtuar ashpër avokatët e Sami Lushtakut.

Seanca e fundit për trajtimin e këtij rasti ishte mbajtur më 20 qershor, ku u tha se vendimi do të jepej kah gjysma e muajit korrik.

Kurse Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb.