Për aksidentin te ura në Podujevë, asamblisti i VV-së fajëson Komunën

Për aksidentin te ura në Podujevë, asamblisti i VV-së fajëson Komunën

Asamblisti i Vetëvendosjes Fitim Haziri po fajëson Komunën dhe Ministrinë për aksidentet e shumta në afërsi të Xhamisë në Podujevë.

“Tjetër aksident në urën ku ndodhën dy aksidente javën e kaluar si pasojë e faktorit institucional. Në urën në të cilën nuk janë përfunduar punimet si dhe mungesa e shenjave sinjalizuese të trafikut, po ndodhin aksidente thuajse çdo ditë. Vetëm javën e kaluar dy aksidente me lëndime ndodhen në urën e cila gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht afër Xhamisë së Vjetër në Podujevë, sot ndodhi një tjetër aksident”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, të gjitha këto aksidente nuk po ndodhin si pasojë e faktorit qytetarë, por nga neglizhenca e institucioneve komunale si dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“ Në po këtë urë ende nuk janë përfunduar punime, e po ashtu mungojnë shenjat sinjalizuese të trafikut që shihet si shkak i këtyre aksidenteve. Ndërsa, KKSB javën e kaluar e ka quajtur gjendjen e qetë dhe stabile në Podujevë, por përderisa ndodhin aksidente në të njëjtin vend dhe të mos merren hapa konkretë, nuk mund të quhet e qetë situata në Podujevë. Deri kur duhet pritur Komuna e Podujevës, Ministrinë e Infrastrukturës, derisa këto aksidente po janë fatale për njerëzit. Duhet marrë hapa konkretë sa më shpejtë për parandalimin e këtyre aksidenteve, në mënyrë që të mbrohen jetët e qytetarëve të Podujevës“, ka shkruar Haziri.