Pensionistja zvicerane futet në Migros me veturë

Pensionistja zvicerane futet në Migros me veturë

Rreth orës 08:30 të mëngjesit të së mërkurës, një vozitëse 80-vjeçare e ka kapërcyer një mur të vogël dhe është futur në një filial të Migrosit në Eglisau ZH. Vetura është futur me më shumë se gjysmën e saj në shitore.

Një lexues i rregullt i “20 Minuten” ka rrëfyer për ngjarjen: “Ne ishim duke ngrënë mëngjesin në Migros, kur dëgjuam sirenën e policisë. Vetëm atëherë arritëm të shohim se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. Një veturë ishte futur në brendinë e lokalit”, transmeton Albinfo.ch.

Siç informon Policia Kantonale e Cyrihut, aksidenti ndodhi në orën 08.43. Duke ardhur nga parkingu, vozitësja e kishte kapërcyer një mur të vogël dhe është futur në një pjesë të jashtme të shitores, duke shpërthyer një mur plastike të lokalit.

Shuma e dëmit të shkaktuar mbetet e paqartë. Pensionistja zvicerane që e ngiste veturën, kaloi pa ndonjë lëndim.

So sah es am Mittwochmorgen beim Migros Eglisau aus: Eine Autofahrerin war mit ihrem Wagen in die Front des Ladens gekracht.Auto bleibt in der Front der Migros-Filiale in Eglisau ZH stecken.