Vriten dy pengmarrës në një kishë në Francë

Vriten dy pengmarrës në një kishë në Francë

Policia franceze ka bërë të ditur se katër deri në gjashtë persona janë mbajtur peng nga dy burra të armatosur me thika në një kishë në rajonin verior të Normandisë së Francës.

“Reuters” raporton se forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ekzekutuar dy pengmarrësit. Megjithatë ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje mëngjesin e ditës së martë në Francë.

Mësohet se mes personave që janë mbajtur peng për disa momente kanë qenë edhe një prift, dy murgesha dhe disa besimtarë. /Insajderi.com

france pengmarrja