Pengmarrje në një bankë në Gjermani

Pengmarrje në një bankë në Gjermani

Në mëngjesin e sotëm një bankë në qytetin Duisburg të Gjermanisë është sulmuar nga një person i armatosur, i cili gjithashtu thuhet se po mban peng disa persona brenda ndërtesës.

Fillimisht u raportua se personi në fjalë kishte marrë peng dy policë, mirëpo mediet gjermane thonë se ende nuk dihet numri i saktë i personave që po mbahen brenda bankës.

Zëdhënësi i policisë nga vendi i ngjarjes kishte thënë për Bild se një grua ka arritur të largohet nga pengmarrja, e cila gjithashtu kishte përshkruar personin e armatosur.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=y26BjCWpibA”/]