Pengmarrësit në Francë dyshohet se kishin probleme mendore

Pengmarrësit në Francë dyshohet se kishin probleme mendore

Gjatë peng marrjes në kishë është raportuar se prifti dhe një prej pengjeve të tjera ishin vrarë, nga agresorët para se policia të mund të shpëtonte pengjet.

Nuk dihet identiteti i agresorëve, por mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për persona me probleme me mendore, ndërsa nuk ka asnjë motiv për gjestin e tyre makabër, shkruan BBC.

Presidenti francez, Francois Hollande bashkë me ministrin e Brendshë Bernard Cazeneuve raportohet të jetë rrugës për në vendin e ngjarjes.