Pendohet anëtari britanik i ISIS-it: Dua ta rikthej jetën time

Pendohet anëtari britanik i ISIS-it: Dua ta rikthej jetën time

Një anëtar britanik i ISIS-it ka folur në telefon me kompaninë mediale britanike “Sky News”, duke thënë se dëshiron të heqë dorë nga ISISI.

“Në fund të fundit, thjesht dua që ta rikthejë jetën time. Nëse më duhet të shkoj në burg, do të shkoj,” ka thënë ai.

Ai ka ikur nga beteja e Mosulit. Ai ka pohuar se i ishte bashkuar ISIS-it për të jetuar nën sundimin e ligjit të Sheriatit.

Ky anëtari në kushte anonimiteti ka thënë se ishte ndëshkuar nga ISIS-i pasi që kishte refuzuar të luftonte.

“Kemi nevojë për ty. Mund të bëjmë çfarë të duam me ty, vërtet. Nuk je në pozitë që të na thuash jo neve,” ka thënë ai, duke cituar anëtarët tjerë të lartë të kësaj organizate.

Ndërsa të tjerët sipas tij që kanë refuzuar të luftonin, janë dërguar në kampe.

“S’ka dështim; s’ka ikje. S’mund të dështosh sepse nuk është test, është më shumë sikur burg. Siç thashë [më parë] s’jam këtu për ta dëmtuar askënd. Jam këtu për t’u kujdesur për familjen time dhe për ta jetuar jetën time,” ka thënë ai./Insajderi.com

 

[arve url=”https://www.facebook.com/skynews/videos/1694251677256089/”/]