Pence: E ardhmja e Kosovës është në NATO

Pence: E ardhmja e Kosovës është në NATO

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka thënë sot në Podgoricë se Kosova shumë shpejt do të bëhet pjesë e NATO-s.

Sipas Pence, ShBA-ja do të vazhdojnë t’i përkrahë proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë.

“ShBA do të angazhohet që të eliminohen të gjitha pengesat që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për të ardhme në NATO”, ka thënë Pence në Podgoricë.

Ai ka thënë se “ShBA vazhdon të përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve e për fqinjësi të mirë”.

Rreth luftimit të terrorizmit, ai ka falënderuar për përkushtimin e treguar në këtë drejtim.

“ShBA është mirënjohëse për luftimin e terrorizmit dhe përgëzon suksesin në parandalimin e sulmeve terroriste të planifikuara në territorin e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Kosovës”, ka thënë Pence./Zëri/