Pemë dhe perime futen kontrabandë nga Serbia

Pemë dhe perime futen kontrabandë nga Serbia

Në fshatin Bllatë të Podujevës mbrëmë rreth orës 20:30 është ndaluar një veturë e cila po bënte kontrabandë me mallra nga Serbia.

“Njësiti patrullues ka ndaluar kombin Mercedes , të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë i cili po transportonte pemë dhe perime pa dokumente përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.

Malli dhe kombi janë konfiskuar ndërsa rasti bëhet e ditur se shkon në procedurë të rregullt.