Pejani “e pagoi shtrenjtë” parcelën e tokës

Pejani “e pagoi shtrenjtë” parcelën e tokës

Policia në Pejë ka evidentuar një rast të detyrimit, shantazhit e kanosjes.

Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në muajin mars-2015 pasi kishte blerë një parcelë toke nga një person i dyshuar, për të njëjtën kishte paguar të holla disa herë.

“Po ashtu në qershor-gusht të vitit 2017, ankuesi deklaron se, tre persona të panjohur e kanë futur në veturë e kanë  kanosur, rrahur dhe me forcë i kanë marrë 5500 euro para të gatshme, dhe pastaj edhe duke e kanosur e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10.000 eruo para të gatshme”, raporton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.