
PDK kishte thirrur sot mbledhjen e Kryesisë pas takimit mes kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ku pas këtij takimi u tha se AKR-ja ndan rrugët me koalicionin LAA dhe se më nuk kanë asnjë marrëveshje kontraktuale mes tyre.
Por, mbledhja e Kryesisë së PDK-së ka përfunduar pas vetëm 20 minutave, raporton Gazeta Online Insajderi.
Pas takimit, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se “shumë shpejtë” do të vijnë lajme të mira nga PDK-ja. /Insajderi.com