PDK do të ngre padi kundër Shpend Ahmetit

PDK do të ngre padi kundër Shpend Ahmetit

Dega në Prishtinë e Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se ka përgatitur një padi kundër kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti lidhur me siç thonë ata, punësimin e paligjshëm të rreth 250 “militatnëve partiak” në Komunë.

Përmes një komunikate për media, PDK ka thënë se ka mbledhur dokumentacionin e plotë zyrtar për këto keqpërdorime flagrante.

“Prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurrinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Komuna e Prishtinës në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar, thuhet në komunikatë.

Një veprim i PDK-së vije disa ditë pasi u raportua në media se në Komunën e Prishtinës janë punësaur anëtarë të Lëvizjes Vetëvenodsje.  Këto pretendime janë hedhur poshtë nga drejtues të Komunës së Prishtinës.

Por, PDK thotë se ka përdorur katër fakte për të ngritur padi ndaj Shpend Ahmetit:

“1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare. 2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë. 4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime. Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com